Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Kontratë 6-vjeçare dhe klauzolë një miliardë euro, Mbappe drejt firmës me Realin

Kylian Mbappe dhe Reali i i Madridit nuk u bënë bashkë këtë verë, pavarësisht këmbënguljes deri në fund të palëve, pasi Paris Saint Germain u rezistoi ofertave të spanjollëve dhe kërkoi të mbajë francezin të paktën edhe një vit në “Parc des Princes”, ashtu siç parashikon kontrata.

Megjithatë “martesa” Mbappe-Real Madrid vetëm sa është shtyrë me disa muaj, pasi sulmuesi i talentuar ka kontratë deri verën e ardhshme me PSG-në dhe ka refuzuar të gjithë ofertat për rinovim, pasi e ka bërë të qartë dëshirën e tij për të luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Prej muajit janar sulmuesi francez është i lirë të nënshkruajë me cilin klub të dojë dhe mediat në Paris raportojnë se Mbappe është gati të firmosë një kontratë 6-vjeçare me “Los blancos”, nga e cila do të përfitojë 30 milionë euro pagë vitin e parë dhe nga 20 milionë euro neto në 5 vitet në vijim.

Nga ana tjetër, Florentino Perez synon ta blindojë sulmuesin francez jo vetëm me një kontratë afatgjatë, por edhe me një klauzolë stratosferike prej plot një miliardë eurosh, aq sa e ka pasur dikur Cristiano Ronaldo dhe e kanë aktualisht Bale e benzema.

Natyrisht që asnjë klub nuk mund të marrë përsipër të paguajë një shifër të tillë, ndaj edhe kjo klauzolë ka më shumë vlerë simbolike, pasi i jep klubit pozita vendimmarrëse në lidhje me të ardhmen e futbollistëve.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...