Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Nga Partizani te Tirana, cilët janë futbollistët me më shumë derbi të luajtur

Derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit është një përballje e veçantë, që shumë lojtarët e ëndërrojnë, për emocionet dhe rivalitetin që jep një sfida e tillë.

Në takime të tilla, ku është e vështirë të bësh parashikime apo të veçosh një skuadër favorite, normalisht që peshë ka edhe eksperienca, e natyrisht sytë shkojnë tek lojtarët që kanë zhvilluar më shumë derbi.

Futbollisti, i cili numëron më shumë takime derbi nga lojtarët që janë aktualisht pjesë e skuadrave të kryeqytetit, është Alban Hoxha. Gardiani i skuadrës së kuqe ka luajtur në plot 27 takime kundër Tiranës, me kapitenin që me eksperiencën e tij në përballje të tilla mund të ndihmojë dhe pjesën tjetër të skuadrës.

Partizani ka ndryshuar shumë ndër vite, megjithatë Egzon Belica është një prej lojtarëve që prej vitit 2017 jep kontributin e tij tek të kuqtë. Gjatë kësaj periudhe, mbrojtësi ka luajtur 12 përballje ndaj Tiranës, duke qenë lojtari i dytë me më shumë derbi të luajtur.

I treti, në këtë klasifikim të veçantë është Esat Mala. Mesfushori ka zbritur 9 herë në fushën e lojës për të sfiduar bardheblutë, duke arritur dhe që tu shënojë, saktësisht në takimin e 28-shtatorit të 2018.

Nga Partizani te Tirana, nga një kapiten tek një tjetër. Erjon Hoxhallari është lojtari, i cili aktualisht mban veshur fanellën bardheblu dhe numëron më shumë takime ndaj rivalëve të përjetshëm të Partizanit. Mbrojtësi ka sfiduar 20 herë të kuqtë gjatë periudhës që ka mbajtur veshur fanellën e 25 herë kampionëve.

Pas tij renditet një tjetër figurë shumë e dashur për tifozë. Gentian Muça, ish-kapiteni që ka kontribuar në 16 derbi ndaj Partizanit, duke qenë një futbollist i dalluar në takimet ndaj Partizanit.

I treti në renditje për ekipin bardheblu është portieri Ilion Lika. Portieri 41-vjeçar numëron 11 derbi në total, por për t’u veçuar se 2 prej sfidave i takojnë kompeticionit të Kupës, ndërsa 9 të tjera në kampionat.

Në ndeshje derbi, shumë llogari bien poshtë dhe pa diskutim që nuk ka një ekip që mund të konsiderohet favorit, megjithatë eksperienca peshon jo pak, aq më tepër kur bëhet fjala për ndeshje që në mes kanë dhe krenarinë veç 3 pikëve.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...