Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Bayerni i ofron rinovimin mbrojtësit, Chelsea synon të përfitojë

Kontarata e Niklas Sules me Bayern Munich përfundon në verën e vitit 2022 dhe drejtuesit e kluibit kanë nisur bisedimet paraparke me menaxherët e mbrojtësit për kushtet e reja të rinovimit të kontratës. Aktualisht futbollisti ndodhet i izoluar pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe çështja e të ardhmes së tij ka kaluar në plan të dytë.

Pavarësisht kësaj, drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic gjatë bisedimeve u ka parashtruar menaxherëve të lojtarit përmirësime në përmbajtjen e kontratës. Aktualisht Sule përfiton një page bruto prej 8 milionë eurosh, por në rast se lojtari vendos të qëndrojë do të përfitojë një page prej 10 milionë eurosh në sezon. Gjithsesi Bayerni duhet të nxitojë, pasi klubet angleze me në krye Chelsea do të bëjnë maksimumin për të rrëmbyer Sulen.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....