Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Hoeness: Lewandowski inteligjent, e shoh si kryeministër të Polonisë

Robert Lewandowski është një nga sulmuesit më të mirë të dekadës së fundit. Polaku është një garanci golash, të shumtë ishin ata që dëshironin që të fitonte “Topin e Artë”, por në fund triumfoi Leo Messi për herë të shtatë në karrierë.

33-vjeçari nuk ia doli të shpallej futbollist më i mirë i vitit as në “Global Soccer Awards”, çmim që shkoi për francezin Kylian Mbappe. Ish-presidenti i Bayern Munchen, Uli Hoeness e vlerëson jashtë mase goleadorin.

Në prononcimin e dhënë për Kicker, Hoeness foli me superlativa për lojtarin e ekipit bavarez, teksa e “këshillon” që t’i futet politikës pasi të mbyllë karrierën si futbollist profesionist.

Robert është një djalë që mendon shumë, ai është tepër inteligjent dhe ka një vizion të qartë për botën. Nëse do t’i futej politikës, jam i sigurt se ai do të ishte në gjendje të bëhej kryeministri i Polonisë.

Unë do të kisha shumë besim tek ai. Lewandowski është një djalë me ide të qarta në jetë“, deklaroi Uli Hoeness për yllin e Bayern Munchen, i cili këtë sezon e ka gjetur 30 herë rrugën e rrjetës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....