Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

“Nuk jam i lumtur te Chelsea”, Tuchel i kundërpërgjigjet Lukakut

Mbrëmjen e së enjtes në Sky Sports u publikua një intervistë e Romelu Lukaku, e cila krijoi jo pak zhurmë në opinionin sportiv. Futbollisti belg pranoi hapur se nuk ishte i lumtur te Chelsea ndërsa theksoi se nuk përshtatet me idetë e trajnerit Tomas Tuchel ndërsa shpreson të rikthehet te Inter. Ndërkohë, këto deklarata nuk i kanë lënë aspak një shije të mirë teknikut gjerman i cili së fundmi i është kundërpërgjigjur Lukakut, ndërsa thotë se do të flasë personalisht me sulmuesin.

“Sigurisht që nuk më pëlqyen fjalët e tij, shkakton një zhurmë që nuk është e nevojshme. Nuk dua ta bëjë më të madhe seç është, por ndoshta fjalët e tij janë nxjerrë nga konteksti dhe Lukaku nuk ka dashur të thotë atë që është publikuar.

Mua nuk më është dukur i palumtur dhe prandaj më duket surprizuese dekalarata e tij. Unë nuk jam këtu që të merrem me titujt e medieve, ne do të marrim kohën e duhur për të kuptuar se çfarë po ndodh në të vërtetë. Do të flasim me Lukakun për të kuptuar të vërtetën”, u shpreh Tuchel.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...