Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Fitojmë Botërorin me një penallti të Jorginhos”, Mancini karikon Italinë

Në Itali po i presin me besim por edhe pak frikë e pasiguri dy takimet e fazës “play-off” të muajit mars. Në valle është një biletë për në Katar 2022, me kombëtaren e kaltër që duhet të kalojë Maqedoninë e Veriut dhe më pas fituesin e çiftit Portugali-Turqi, për të mos humbur pjesëmarrjen në një tjetër Botëror.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini u shfaq optimist në prononcimin e dhënë për SportWeek. “Nuk ishte rastësi ajo që bëmë në verën e kaluar, kështu që duhet të japim gjithçka dhe të besojmë te kualifikimi në Botërorin e Katarit.

Jorginho? Ai ka ekzekutuar saktë gjashtë penallti pas ndeshjes me Zvicrën, por nuk jam i zemëruar me të. Ai na dërgoi në finale, ndoshta mund të fitojmë Kupën e Botës në Katar me një penallti të Jorginhos… “, deklaroi trajneri i Italisë.

Në fund një koment për vitin që lamë pas. “Fotografia më e bukur e vitit 2021 është ajo që bëmë pas finales kundër Anglisë, ku jemi të gjithë bashkë, por aty mungojnë edhe disa futbollistë të tjerë.

Kur them faleminderit, unë e kam fjalën për rreth 50-60 lojtarë, të cilët dhanë kontributin e tyre në fitimin e Euro 2020, duke nisur prej dueleve të fazës eliminatore”, theksoi Roberto Mancini.

[quiz-cat id=”294111″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....