Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zyrtare/ Nuk përsëritet rasti Alaba, Bayern Munchen rinovon me Coman

Kingsley Coman do të vazhdojë karrierën te Bayern Munchen. Bisedimet e gjata mes drejtuesve bavarezë dhe agjentit të lojtarit francez janë përmbyllur me sukses.

Palët kanë arritur marrëveshjen mes tyre në lidhje me zgjatjen e bashkëpunimit që përfundonte në verë. 25-vjeçari ka firmosur deri në verën e vitit 2027 me kampionët e Gjermanisë.

Bayerni ka zgjedhur të zyrtarizojë firmosjen e kontratës së re nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet sociale. Coman është pjesë e Bayernit prej vitit 2015, dhe deri tani ka fituar 17 trofe.

Edhe pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar, mediet gjermane raportojnë se sulmuesi i djathtë është futur në grupin e emrave si Lewandowski, Neuer, Kimmich, Sane, Muller, Goretzka dhe Hernandez, të gjithë me rroga 15 milionë euro e lart.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...