Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ademi: E kisha pritur shumë këtë gol, do japim maksimumin që Egnatia të mbijetojë

Njeriu i ndeshjes në sfidën Egnatia-Vllaznia ishte Ilirid Ademi. Ish-lojtari i Laçit duhej të transferohej te Egnatia për të gjetur golin e parë në Abissnet Superiore.  Pas ndeshjes i intervistuar nga Supersport, Ademi theksoi:

“Në ndeshjen e parë me Partizanin, bëmë  një ndeshje të mirë në pjesën e parë, në pjesën e dytë ramë. Na ndodhën disa gabime dhe ndeshja shkoi 0-3. Sot u mobilizuam mjaft mirë, e dinim që kishim përballë një Vllazni shumë të fortë. Mund të dilnim me 3 pikë, nëse luftonim më shumë. Por mendoj se edhe me 1 pikë jemi në rregull.

“Më ka munguar ky gol. E kam dëshiruar shumë. E kam pritur shumë. Jam shumë i lumtur që shënova, edhe ndeshjet e tjera, shpresoj të shënoj”.

Te Laçi kam kaluar mjaft mirë, ka superskuadër, superçuna. Fati nuk ka qenë me mua. Egnatia është një fillim i ri, do luftojmë shumë për ambiciet që kemi. Do bëjmë çmos që të qëndrojmë në Abisnet Superiore”, u shpreh Ademi.

 

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...