Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Tuchel nuk heq dorë nga mbrojtësi francez, zyrtarizimi pritet brenda janarit

Pasi bëri gjithçka për ta marrë verën e kaluar por nuk ia arriti qëllimit, Chelsea i është rikthyer fuqishëm pistës Jules Kounde. Mbrojtësi i kombëtares franceze mbetet një prioritet për drejtuesit e bluve të Londrës.

Në merkaton e verës së shkuar Jules Kounde refuzoi kalimin te Tottenham, vetëm e vetëm për t’u bërë pjesë e Chelsea-t, por kampionët e Europës nuk arritën dot akordin me Sevillan në atë periudhë.

Megjithatë Chelsea e ka rritur ofertën në 55 milionë euro, plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh dhe akordi është shumë afër, edhe pse bëhet fjalë për një transferim që do të bëhet realitet verën e ardhshme dhe jo në merkaton e dimrit, pavarësisht se zyrtarizimi mund te vijë gjatë këtyre ditëve. Me afrimin Jules Kounde dhe rinovimin e mundshëm të Rudiger, Chelsea do të blindonte qendrën e mbrojtjes edhe për sezonet në vazhdim.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...