Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Fury rikthehet në ring, ndeshet në Londër

Tyson Fury do të riklthehet në ring në datën 23 prill ku do të kërkojë mbrojtjen e titulli WBC ndaj Dillian Whyte në stadiumin e Wembley. Boksieri do të rikthehet në Britaninë e Bashkuar që nga korriku i vitit 2018, ku do të këkrojë që të regjistrojë një tjetër fitore, ndaj një rivali që ka shumë pritshmëri.

Whyte nënshkroi kontratën e tij në fillim të kësaj jave që i hap udhë një përballje kundër Fury, Promovuesi Frank Warren fitoi të drejtën për të organizuar e këtij dueli duke bërë një oferte rekord prej 41 milionë dollarësh amerikanë, një shifër e parezistueshme.

Warren njoftoi të premten pasdite se rivalët britanikë do të përballen në stadiumin kombëtar të futbollit anglez. Për herë të fundit që Fury është ndeshur në Mbretërinë e Bashkuar mposhti Francesco Pianeta në Belfast gati katër vjet më parë. Diçka e tillë për shkak se kishte një kontratë që ndeshjet e tij ti zhvillotne në Shtete e Bashkiara të Amerikës, ku dhe u shpall kampion bote duke ndaluar Deontay Wilder në shkurt 2020 në Las Vegas.

Tetorin e kaluar arriti të ruajë titullin e tij botëror në një garë amerikanit, i cili u eliminua në raundin e 11-të. Whyte në anën tjetër nuk ka dueluar që nga marsi i kaluar, kur ai u hakmor për një humbje të papritur ndaj veteranit rus Alexander Povetkin në Gjibraltar për t’u bërë edhe një herë pretendenti numër një i renditur në WBC e tashmë do të këkrojë që të mposhtë Fury.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...