Connect with us

Hi, what are you looking for?

FA Cup

Çerekfinalet e FA Cup/ Armando Broja dhe Southampton kundër Manchester City

Është hedhur shorti i dueleve çerekfinale të FA Cup, kompeticion shumë i rëndësishëm për klubet dhe tifozët anglezë. Goglat nuk u treguan aspak bujare me Armando Brojën dhe Southamptonin e tij, që do të sfidojë Manchester City për një biletë në gjysmëfinale.

Dueli ndaj armatës së Pep Guardiolës do të zhvillohet më 18 mars në “St Mary’s Stadium”, aty ku u luajt edhe takimi i fazës së parë në kampionat, ndeshje ku 20-vjeçari kuqezi shkëlqeu dhe mori komplimentet e trajnerit spanjoll.

Ylli shqiptar ishte protagonist në kualifikimin e “Shenjtorëve” në çerekfinale. Broja fitoi një penallti dhe realizoi një eurogol në suksesin 3-1 ndaj West Ham, edhe pse e nisi takimin nga stoli dhe u fut në fushë në pjesën e dytë.

Chelsea do të ketë përballë Middlesbrough. Ekipi që garon në Championship eliminoi Tottenham. Nottingham Forest ose Huddersfield për Liverpoolin e Klopp. Ndërkohë, çifti tjetër çerekfinal do të jetë midis Boreham Wood dhe fituesit të përballjes Crystal Palace-Everton.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....