Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Kritikat e kanë lodhur, Pochettino ëndërron rikthimin tek ish-ekipi

Mauricio Pochettino po përballet me kritika të shumta. Pavarësisht merkatos fantastike të verës së kaluar, PSG nuk po zhvillon një futboll të bukur dhe tërheqës. Objektivi i madh i klubit francez është fitimi i Champions League, trofe që kryeqytetasit nuk e kanë fituar kurrë më parë.

Në Angli janë të sigurt se trajneri argjentinas do të largohet nga drejtimi i PSG-së në fund të sezonit, me Zinedine Zidane që pritet ta zëvendësojë në stol. Prej kohësh flitet për një dëshirë për të marrë drejtimin e Manchester United, por 50-vjeçari latin ka ide të tjera.

Pochettino nuk do të shkojë te Manchester United, ai dëshiron të kthehet në Premier League dhe të marrë përsëri drejtimin e Tottenhamit”, raporton Talksport.

Pochettino drejtoi Spurs në vitet 2014-2019, teksa më parë ishte trajner i Southampton në periudhën janar 2013-qershor 2014. Ai kërkon të rikthehet përsëri në Londër, edhe pse do të jetë e vështirë t’i zërë vendin Antonio Contes në pankinën e Tottenhamit.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...