Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

VIDEO/ Festa e Galatasarayt zgjat pak, Pedri dhuron spektakël dhe çliron Xavin

Kanë filluar tetë sfidat e para të kthimit në raundin e 1/8-ve në Europa League dhe Conference League. Barcelona po luan në Stamboll përballë Galatasarayt.

Sfida e parë nuk prodhoi asnjë gol dhe dy ekipet po luftojnë fort për një biletë në çerekfinalet e Europa League. Gomis dhe Babel kërcënuan për vendasit, ndërsa ekipi katalanas kishte mundësinë më të mirë.

 

Minuta e dhjetë, aksion shumë i bukur i Barcelonës, Frenkie De Jong doli i vetëm përballë spanjollit Pena, duke dërguar topin jashtë kuadratit.

Galatasaray reagoi dhe kaloi në avantazh në minutën e 28-të. Krosim i Alexandru Cicaldau nga këndorja dhe gol me kokë i brazilianit Marcao, i cili i mori kohën Ferran Torresit, duke dërguar në ekstazë tifozët e zjarrtë turq.

 

Barcelona nuk e humbi toruan dhe gjeti golin e barazimit me anë të Pedrit. Talenti i mesfushës katalanase dhuroi “show” në minutën e 38-të, kreu dy driblime të mrekullueshme në zonë dhe barazoi shifrat, duke sjellë çlirimin e trajnerit Xavi.

 

Rennes-Leicester City është një nga përballjet më të forta në Conference League. “Dhelprat” fituan 2-0 takimin e luajtur në Angli, ndërsa në Francë po zhvillohet një duel i fortë.

 

Benjamin Bourigeaud finalizoi një aksion të bukur të Rennes në minutën e tetë, vendasit në avantazh dhe tifozët në festë. Vendasve u duhet edhe një gol për të dërguar takimin në minutat shtesë.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...