Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

VIDEO/ Balaj vjen nga stoli dhe gjen golin, festa e parë për shkodranin në Turqi

Bekim Balaj shënoi golin e parë në Ligën e Parë turke teksa në minutën e 77-të gjeti rrugën e rrjetës për Bolusporin në ndeshjen ndaj Manisës. Sulmuesi shkodran nuk ishte titullar në këtë ndeshje, por u aktivizua në minutën e 66-të.

Gjithsesi, ky fakt nuk e pengoi 31-vjeçarin të shënonte, edhe pse goli i tij nuk i vleu skuadrës pasi Boluspor u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2.

Kjo ishte paraqitja e gjashtë e Bekim Balajt me fanellën e Boluspor teksa shkodrani u transferua në Turqi në merkaton dimërore. Kujtojmë se pjesë e Boluspor është edhe Dejvi Bregu, me vlonjatin që u aktivizua vetëm në 45 minutat e para.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...