Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Lëvizje në stol/ Allegri drejt PSG-së, Juventusin e tundon një rikthim i bujshëm

Një revolucion pritet të ndodhë te Juventusi në fund të sezonit. Ndryshime në drejtim, në organikë dhe në stol. Max Allegri nuk po bind në aventurën e dytë si teknik i bardhezinjve dhe largimi i Agnellit nga posti i presidencës pritet të sjellë edhe largimin e trajnerit livornez.

Allegri është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e PSG-së, klub që ka vendosur të mos vazhdojë bashkëpunimin me Mauricio Pochettinon edhe për sezonin e ardhshëm.

Trajneri italian refuzoi Real Madrid dikur, dhe vështirë të përsërisë të njëjtën gjë me skuadrën franceze, që ëndërron fitimin e Champions League. Zëvendësuesi i tij te Juventusit mund të jetë Antonio Conte sipas medieve italiane.

Trajneri leçez ishte gati të rikthehej në Torino tre vite më parë, por Agnelli vuri veton kundër tij dhe preferoi t’i besonte pankinën Maurizio Sarrit. Gjithsesi, Conte përfiton 17.6 milionë euro te Tottenham dhe do duhet të ulë ndjeshëm pagën e tij për t’u rikthyer në Serie A.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...