Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

12 gola në këtë sezon, klubi i Bundesligës interesohet për lojtarin e Inter

Një nga sulmuesit më të spikatur në këtë sezon të Serisë A është Andrea Pinamonti i Empolit teksa ia ka dalë të shënojë 12 gola. Në fakt, sulmuesi është në pronësinë e Interit dhe në skuadrën ku aktivizohen edhe Bajrami, Ismajli e Asllani luan falë formulës së huazimit.

Me formën e treguar në këtë sezon, italiani ka fituar interesimin e disa klubeve dhe nga Gjermania, Eintracht Frankfurt është e gatshme të hapë bisedimet me Interin. Sipas Gazzeta Dello Sport, zikaltërit janë të gatshëm të negociojnë për 22-vjeçarin ndërsa kërkojnë me insistim një shifër nga 20 deri në 25 milionë euro.

Pinamonti ka qenë gjithnjë një lojtar i vlerësuar nga Interi pasi është një prodhim i zikaltërve ndërsa sulmuesi tashmë po tregon veten në elitën e futbollit italian, por për t’u rritur në karrierë mund të kërkojë edhe një aventurë jashtë Italisë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...