Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Europa kalon nga Tirana/ Fatet e Vllaznisë dhe Kukësit, në duart e “bardhebluve”

Europa kalon nga Tirana. “Bardheblutë” e kryeqytetit triumfuan në fundjavë ndaj Partizanit në derbi, duke siguruar matematikisht edhe titullin kampion, të 26-tin në histori.

Tre javë nga fundi, Tirana do të luajë për “formalitet”, por nga kampionët e Shqipërisë varet edhe fati i zonës europiane. Natyrisht, në një moment të tillë, dëshira dhe grinta për të marrë maksimumin ulet dhe po ashtu edhe “vorbulla” e rinovimeve, pasi disa lojtarë të rëndësishëm janë në skadencë kontrate ashtu si vetë trajneri, Orges Shehi.

Gjithsesi, tani Tiranës i duhet të “respektojë” kampionatin deri në fund, në 270 minutat finale të këtij edicioni. Kampionët e Shqipërisë do të presin në shtëpi Vllazninë, në javën e 34-ët, me shkodranët të cilët kërkojnë të “blindojnë” vendin e tretë në kampionat për të pasur të sigurt pjesëmarrjen në Europë dhe për të mos i “varur” shpresat te finalja e Kupës, ndaj Laçi-t.

Pas pengesës shkodrane, Tirana do luajë derbin e fundit në kryeqytet, atë ndaj Dinamos, ndërsa 90 minutat e fundit i luan ndaj Kukësit, një tjetër kundërshtar potencialisht në garë për zonën europiane. Verilindorët nuk kanë rrugë tjetër përveç kampionatit për të prekur Europën, por mbetet për t’u parë se si do të prezantohet skuadra e Longo-s në atë përballje, pasi varet shumë nga dy sfidat e para, në prag të Tiranës.

Kryeqytetasit u rikthyen te suksesi pikërisht përballë Partizanit, pasi ai sukses la pas tre javët pa fitore (1 barazim dhe 2 humbje), duke treguar kështu luhatje në fundin e kampionatit, kjo edhe për vetë faktin e qetësisë nga vendi i dytë, një qetësi që tashmë është plotësisht e sigurt. Pavarësisht “halleve” të rinovimeve dhe kompozimit të skuadrës në sezonin e ardhshëm, “bardheblutë” kanë nisur të mendojnë seriozisht edhe për përgatitjet e prag-Europës, si edhe për rivalin e mundshëm në kualifikueset e Champions League.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...