Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

VIDEO/ Pas golit, vjen edhe asisti i parë, Kristjan Asllani konfirmohet lider i Empolit

Kristjan Asllani po bëhet gjithnjë e më vendimtar për Empolin, teksa pasi gjeti golin e parë si profesionist javën e kaluar ndaj Interit, pasditen e sotme ka dhënë një asist mjaft të bukur për Patrick Cutronen, i cili ka shënuar golin e avantazhit ndaj Salernitanës.

Mesfushori 20-vjeçar kuqezi ka lëvizur mirë mes linjave dhe ka shërbyer Cutronen me një vertikalizim perfekt, duke i krijuar kushtet sulmuesit italian që të shënojë një gol mjaft të lehtë.

Asllani debutoi pikërisht këtë sezon me fanellën e Empolit në Serinë A dhe që prej muajit janar është shndërruar në një titullar të padiskutueshëm, ndërsa trajneri i toskanëve, Andreazzoli ka folur shpesh me superlativa, duke e cilësuar një lojtar për skuadra të mëdha.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...