Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Azpilicueta “peng” i pronarëve të rinj, pritet takim për të vendosur të ardhmen

Futbollisti spanjoll, César Azpilicueta, do të takohet në orët në vijim me drejtuesit e Chelsea-t për të diskutuar të ardhmen e tij. Tashmë anësori duhet ta ndajë mendjen nëse do të vijojë edhe një sezon në “Stamford Bridge” apo do të transferohet në Barcelona, ku Xavi po e pret krahëhapur.

Azpilicueta është tunduar nga oferta e Barcelonës, por situata aktuale e klubit anglez (nuk mund të blejë, shesë apo rinovojë kontrata), ka ndryshuar situatën. Kontrata e tij, e cila skadonte më 30 qershor, u zgjat automatikisht kur u bë aktive klauzola prej 30 ndeshjesh aktivizim e parashikuar në marrëveshje.

Tani, Azpilicueta, më pak se një javë para përfundimit të sezonit, do të takohet me klubin për të zbuluar qëllimet e pronarëve të rinj, të cilët nuk do të prekin stafin teknik.

Tani Barcelona nuk mund ta marrë me parametër zero, siç do të kishte dashur, por edhe nëse do të jetë e gatshme për të paguar, gjithçka do të varet nga qëndrimi i pronarëve të rinj.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...