Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

“BKT Superliga” ul siparin/ Verdiktet finale, ja cila skuadër shkon në play-out

“BKT Superliga” ka ulur këtë të dielë siparin e sezonit 2021-2022, me Ballkanin, i cili e kishte siguruar para pak javësh titullin kampion dhe që ndeshjen e fundit e mbylli me fitoren 2-0 ndaj Gjilanit falë golave të Dellova-s dhe të Krasniqit. Skuadra nga Suhareka e finalizoi këtë sezon në kuotën e 76 pikëve, teksa Gjilani e mbaroi këtë edicion në vend të tretë me 62 pikë.

Malisheva ka qenë shumë e pafat në raundin e fundit të “BKT Superliga” duke shkuar në play-out, pas barazimit pa gola ndaj Dukagjinit. Kjo ndeshje u mbyll pa gola, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kartonët e kuq, ku edhe këtu skuadrat në fjalë u ndan në “barazimi”. Të dyja skuadrat mbyllën takimin e fundit të sezonit me nga 10 lojtarë, ku nga Malisheva la fushën e lojës Hyseni, teksa për Dukagjinin mori karton të kuq Gashi, të dy në minutën e 90+2. Malisheva qëndron në vend të tetë me 48 pikë dhe në finalen e play-out do të ndeshet me Vushtrinë, teksa Dukagjini në vend të shtatë me 50 pikë.

Drita fitoi me 5 gola takimin ndaj Ulpianës, ndërsa mbajti të paprekur portën e saj në sfidën e fundit të këtij edicioni. Golat për Dritën u realizuan nga Fazliu në minutën e 7’, Tahiri në minutën e 10’ dhe 66’, Isufi në minutën e 82’ dhe Ajzeraj në minutën e 89’. Kështu Drita e mbyll këtë kampionat në vend të dytë me 64 pikë, teksa Ulpiana e rënë matematikisht para disa javësh nga elita e futbollit shqiptar, renditet e nënta me 27 pikë.

Feronikeli-Drenica janë ndarë me rezultatin 2-3, me miqtë që kështu i shpëtuan play-out-it. Golat për Feronikelin i shënuan Kiqina në minutën e 65’ dhe Qorri në minutën e 75’, teksa për Drenicën shënuan Meziu në minutën 45+2’, Uka në minutën e 55’ dhe Abazi në minutën 62’. Kështu Drenica e mbylli këtë kampionat në vend të gjashtë me 50 pikë teksa Feronikeli në vend të fundit me 12 pikë.

Prishtina ka fituar në transfertë me rezultatin 1-2 ndaj Llapit. Goli i parë u shënua nga vendasit në minutën e 51’ me Veliun që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, teksa për Prishtinën të dy golat i shënoi Mankenda në minutën e 58’ dhe të 60’. Kështu Llapi e mbylli këtë sezon në vend të 54’, teksa Prishtina në vend të pestë me 51 pikë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...