Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Marotta: Interi më i fortë se Milani, merkatoja do jetë në lartësinë e duhur

Ditë intensive te Interi
Ditë intensive te Interi

Inter nuk ia doli të fitojë titullin kampion, pasi e mbylli sezonin dy pikë larg Milanit, megjithatë Giuseppe Marotta është i bindur që zikaltrit bënë një sezon mjaft të mirë, duke marrë gjithsesi dy trofe, Kupën e Italisë dhe Superkupën.

Duke folur pas ndeshjes me Sampdorian, Marotta uroi Milanin, por nuk ngurroi të evidentojë se si statistikat flasin për një Inter më të fortë, që gjithsesi nuk ia doli të marrë titullin e dytë radhazi.

“Kush renditet i pari e meriton titullin, por kjo nuk do të thotë që është më i fortë. I bëj komplimente Milanit që ka marrë më shumë pikë se ne, por duke analizuar sezonin në tërësi, numrat janë në favorin tonë”, u shpreh Marotta.

Tani vendin e ka merkatoja dhe në kampin zikaltër është përfolur për shumë ndryshime, megjithatë Marotta ka premtuar afrime në lartësinë e klubit dhe ka anashkaluar komentet për firmën me Paulo Dybalën.

“Ne kemi një shoqëri shumë të fortë, që e mbështet gjithmonë klubin dhe për më tepër, një tifozeri të jashtëzakonshme, që e konfirmoi veten edhe sot. Nuk do të bëjmë shumë ndryshime, por do të bëjmë një merkato në lartësinë e klubit, pasi duam të garojmë sërish për objektiva madhorë. Në ditët e ardhshme do të bëjmë një takim në nivel drejtues, ku do të shqyrtojmë edhe mundësinë e afrimit të futbollistëve me parametra zero”, deklaroi Marotta.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...