Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Telashe për Ronaldon, i përplasin makinën luksoze me vlerë prej 1.7 milionë paund

Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëm të madh teksa është duke shijuar pushimet në Mallorca pas sezonit të gjatë me Manchester United. Një prej makinave luksoze të yllit luzitan, saktësisht një Bugatti Veyron me vlerë prej 1.7 milionë paund është aksidentuar nga një prej punonjësve të Ronaldos.

Bugatti së bashku me një Mercedes Benz G-Class u transferuan në Spanjë për t’u përdorur nga 37-vjeçari gjatë pushimeve, por tashmë Bugatti duket se ka dalë jashtë funksioni. Makina luksoze në fakt nuk është përplasur nga vetë Ronaldo, por nga një punonjës i portugezit të cilit me siguri i ka dalë nga kontrolli shpejtësia që zotëron një veturë si Bugatti.

Ndërkohë, incidenti është marrë në konsideratë edhe nga ana e policisë, gjithsesi ende nuk ka një sqarim zyrtar nga ana e autoriteteve.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...