Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Sneijder rrëfen prapaskenën me Nagatomon: I punova një rreng, nuk dinte italisht dhe ofendoi Morattin!

Wesley Sneijder një nga lojtarët që ka lënë gjurmë me fanellën e Interit duke u konsideruar nga populli zikaltër si një nga heronjtë e tripletës së famshme në vitin 2010, së fundmi ka rrëfyer një nga episodet më qesharake të dhomave të zhveshjes. Protagonist është holandezi së bashku me Yuto Nagatomon, i cili sapo ishte transferuar në Itali dhe nuk dinte italisht. Në këtë formë, Sneijder mendoi t’i punonte një rreng japonezit ndërsa në lojën e ish-mesfushorit u përfshi edhe presidenti në atë kohë i Inter, Massimo Moratti.

“Më pëlqente shumë t’i bëja lojëra Nagatomos, kur erdhi te Inter ai nuk dinte mirë italisht. Njëherë, para se të luanim një ndeshje, presidenti Moratti vjen të na takojë në dhomat e zhveshjes dhe ne u ngritëm në këmbë për ta përshëndetur.

Aty pranë meje ishte edhe Nagatomo dhe unë i them se në momentin kur të afrohet Moratti, t’i japë dorën dhe t’i thotë; “Përshëndetje bastard”! Presidenti i takoi të gjithë dhe kur u afrua tek ne, Nagatomo i thotë fjalët që i mësova. Për fat të mirë, Moratti e mori me të qeshur pasi e kuptoi se bëhej fjalë për një shaka dhe në dhomat e zhveshjes u krijua një atmosferë shumë pozitive”, tregon Sneijder.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...