Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

FOTO/ E mbylli me futbollin në moshën 34-vjeçare, ish-lojtari i Realit nis punë si peshkatar

Fabio Coentrao ka vendosur të ndjekë një nga ëndrrat e tij pasi e mbylli me futbollin, e cila është të punuarit peshkatar.

Ish-mbrojtësi i Benfica-s dhe Real Madridit, i cili bëri mbi 100 paraqitje për “Los Blancos”, u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të kaluar.

Me dy trofe të Champions League dhe dy tituj të La Liga, si dhe me mbi 50 paraqitje për Portugalinë, Coentrao tani e gjen kënaqësinë në det.

Pasi bleu varkën e tij të parë në kohën kur ende luante futboll, 34-vjeçari tani po punon me kohë të plotë në det si peshkatar.

Në një komunikim me ‘Empoëer Brands’ në YouTube, ish-mbrojtësi i Real Madridit foli për punën e tij të re të ëndrrave.

“Jeta në det nuk është turp, siç mendojnë shumë njerëz. Është një punë si gjithë të tjerat, jo vetëm kaq, deti është i bukur.”-tha ai

Coentrao ka treguar më parë historinë se si anija e tij shpëtoi 15 peshkatarë nga një anije që po fundosej.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...