Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Dybala refuzon 10-ën e Tottit, zgjedh numrin që ka shumë kuptim për të

Nëse shumë pyesin ende, përgjigja ka ardhur. Pasi ka kaluar ekzaminimet mjekësore dhe po diskuton detajet e fundit mbi kontratën e tij te Roma, Paulo Dybala ka vendosur edhe cilin numër do mbajë te skuadra e “verdhekuqve”.

Argjentinasi ka zgjedhur që te Roma të mbajë numrin 21, numër të cilin e ka edhe te kombëtarja e tij, por që e ka mbajtur edhe te Juventus.

Sulmuesi ka refuzuar 10-ën e Francesko Totti-t, të cilin ia ofroi vetë legjenda e “verdhekuqve”.

Ndoshta për arsye emocionale ose ndoshta edhe për arsye komerciale dhe kushedi nëse jo për të shkaktuar krahasime të kota, Paulo zgjodhi ta refuzonte 10-ën.

Kështu numri që ka mbajtur lojtari më i mirë i historisë së Romës mbetet ende pa një “pronar” të ri.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....