Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Ëndërrojmë CR7”, Europa e ka “harruar”, në Brazil të fiksuar pas portugezit

Klubet e mëdha të Europës e kanë “braktisuar” Cristiano Ronaldon. Ylli portugez ka edhe një vit kontratë me Manchester United, por nuk dëshiron të qëndrojë më në “Old Trafford”.

CR7 kërkon një ekip që garon në Champions League, por deri tani nuk po ia del të sigurojë asnjë akord. Në Arabinë Saudite kanë një propozim të çmendur për 37-vjeçarin.

Dy vite kontratë me 125 milionë euro pagë sezonale, 20 milionë euro për agjentin Jorge Mendes dhe 30 milionë për Manchester United për të blerë kartonin e sulmuesit.

Ndërkohë, Ronaldon e ëndërron edhe Corinthians. Presidenti i klubit brazilian, Dulio Monteiro Alves fton portugezin t’i bashkohet skuadrës së tij. “Në ëndërrojmë, sepse jemi Corinthians.

Këtu kemi Willian dhe Renato Augusto. Në futboll gjithçka është e mundur, unë e kam detyrim të bëj më të mirën time për Corinthiansin.

Po provojmë të marrim Cristiano Ronaldon. Për momentin nuk po bisedojmë, thjesht po monitorojmë situatën dhe jemi vigjilent. Imagjinoni që papritmas të ndjeni dëshirën të luani në Brazil… ”, deklaroi presidenti i klubit nga Sao Paulo.

Corinthinas renditet në vend të dytë në kampionat, me katër pikë më pas se Palmeiras. Në stol qëndron portugezi Vitor Pereira, teksa tifozët presin titullin kampion, trofe që u mungon prej vitit 2019.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...