Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Serie A, probleme që në javën e parë me DAZN në Itali

Për shumë tifozë italianë dhe jo vetëm, të abonuar ne DAZN , platformën OTT që ka të drejtat e Serise A, java e parë e kampionatit nuk ishte e thjeshtë për tu ndjekur, përkundrazi, pati shumë probleme dhe ankesa.

Pas shumë ankesave që nisën që të shtunën, me abonentët që kishin probleme të aksesit në platformën që transmetonte ndeshjet, protestat arritën kulmin të mbrëmjen e së dielës, aq sa detyruan platformën të tentonte të riparonte problemet , duke propozuar për aksesin në vend të logimit të zakonshëm një link alternativ në Instagram,

“Nëse po përballesh me probleme për aksesin, përdor linkun në Storyt e Instagram për të parë Salernitana – Roma dhe Spezia – Empoli”. Në këtë mënyrë DAZN paralajmëroi abonentët për të rrugën alternative për të shfrytëzuar shërbimin, pas probleme që kishte në transmetimin direkt të serisë A. Kur ishin gati për të filluar dy ndeshjet e mbrëmjes së të dielës, platforma OTT që ka të drejtat ekskluzive të kampionatit të Serisë A shpërndau një komunikatë në rrjetet sociale ku shkruhej: “Disa abonentë po përballen në këto momente me probleme aksesi në platformën tonë. Po punojmë fort për të gjetur sa më shpejt një zgjidhje dhe kërkojmë ndjesë për pakënaqësinë e shkaktuar”.

Problemet e shërbimit sollën protesta të mëdha që në javën e parë të kampionatit. DAZN nuk shihej duke gjeneruar ankesa të mëdha nga abonentët që nuk mund të shfrytëzonin shërbimin për të cilin kishin paguar Në fakt kjo nuk është diçka e re, përveç faktit se abonentët shpresonin që probleme të tilla të hasura dhe në të kaluarën të ishin zgjidhur.

Edhe këtë herë platforma e streaming, pati probleme që goditën të abonuarit, dhe nuk ishte vetëm çështje e fragmentizimit të pamjeve apo sinjalit të dobët dhe ndërprerjeve, pati me keq me bllokime të papritura, dhe spektatorë të përjashtuar nga lidhja që e kishin të pamundur të logoheshin sërish.

Ndodhi gjatë ndeshjeve Lazio-Bologna dhe Fiorentina – Cremonese, duke u përsëritur dhe për ndeshjet e mbrëmjes së të dielës, ndërkohë që problemet kishin nisur që me sfidat Milan-Udineze dhe Lecce-Inter të së shtunës. Për këtë arsye irritimi u shfaq në masë në rrjetet sociale, të pakënaqur që më parë për rritjen e kostove të këtij sezoni, zhgënjimi i spektatorëve që kanë vënë dorën në xhep me rritjen e tarifave  arriti deri sa të kërcënonin me ndërprerjen e abonimit duke kërkuar kthimin e parave.

Protestave publike  ju shtua dhe kori i politikanëve në fushatë elektorale, me Salvinin që shkruajti “Dazn ta shpif”, ndërkohë që të shumta ishin organet që kërkuan ndërhyrjen e Agcom, (Autoritetin për garancinë e komunikimit), si dhe Ligës së Serisë A, organe të cilave ju kërkohet të rishohin kontratën e transmetimit të serisë A. Nuk mungoi dhe një postim nga Zibi Boniek, ish lojtar i famshëm i Juventusit, aktualisht zv/President i Uefas që shkruajti ” Komplimente DAZN, paguaj por nuk shikoj asgjë”.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...