Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Galtier i jep besim Donnarumës, tekniku sqaron raportin mes Mbappe dhe Neymar

Pas triumfit në Champions League ndaj Juventus me shifrat 2-1, Christophe Galtier dhe PSG përgatiten për të vijuar ecurinë pozitive edhe në kampionat teksa ndeshje e radhës është ajo ndaj Brest. Në vigjilje të sfidës, tekniku i kryeqytetasve thekson se në skuadër nuk ka një çështje Mbappe-Neymar dhe se raporti i tyre është në rregull duke shtuar se portieri titullar mbetet Gianluigi Donnarumma.

Raporti i Mbappe-Neymar- “Me shumë mundësi një nga treshja e sulmit do të pushojë, për sa i takon raportit Neymar-Mbappe ai është një raport i rregullt mes dy shokëve të skuadrës. Ajo që ndodhi në fushë mes tyre, është një situatë klasike në futboll, por ata të dy floën dhe u sqaruan. E di që në ndeshjen ndaj Juventus, Mbappe nuk i pasoi në një moment Neymar, por kjo sepse nuk e vuri re dhe ishte i përqëndruar te goditja. Jam i sigurt se herën tjetër Mbappe do të asistojë për Neymar.

Donnarumma? Nuk do të ketë ndryshime në portë, nuk jam ai tip trajneri. Ne harrojmë shpeshherë se Donnarumma është i ri dhe vërtet gaboj në daljen tek goli i Juventus, por ishte autor i dy pritjeve të shkëlqyera. E kemi diskutuar edhe më parë temën Donnaruma; Ai është numri një, ka fizik, është i gjatë, teknikë dhe nuk mund ta gjykoj nga një gabim”, u shpreh Galtier.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...