Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Zero pikë në gjashtë javë, klubi gjerman largon trajnerin pas tri vitesh

Bochumi ka shkarkuar trajnerin Thomas Reis. Në gjashtë javët e para të Bundesligës skuadra pësoi 6 humbje, duke u renditur në vendin e  fundit të renditjes. Një paraqitje e tillë i ka shtyrë drejtuesit që të marrin vendimin për të larguar trajnerin. Të shtunën, Schalke i shkaktoi humbjen e gjashtë, duke e mundur Bochum 3-1 dhe pikërisht kjo humbje është konsideruar e tepruar.

“Ky vendim nuk ishte i lehtë për ne. Thomas ka një lidhje me klubin dhe qytetin që shkon përtej tri viteve të fundit që janë mjaft të suksesshme. Ne duhet urgjentisht të gjejmë zgjidhje për të përmirësuar situatën, e cila është shumë e vështirë nga pikëpamja sportive”, – tha drejtori sportiv, Patrick Fabian.

Tani Bochumi do të kërkojë që të gjejë një timonier të aftë për të nxjerrë skuadrën nga kriza, teksa me 0 pikë në 6 ndeshje është një sinjal i qartë për këdo se do ta ketë shumë të vështirë. Bochumi ka sulmin më të dobët me vetëm 4 gola të shënuar, si dhe mbrojtjen më të brishtë me 18 gola të pësuar si asnjë ekip tjetër në Bundesligë.  Ndeshja e ardhshme për Bochum do të jetë ndaj Kolnit në datën 18 shtator, në shtëpi, ku synohet kthesa e shumëpritur, por fillimisht do të caktohet trajneri i ri i skuadrës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Itali

Administratori i deleguar i Interit, Giuseppe Marotta lajmëroi se zikaltërit do të bëjnë një merkato me shumë fantazi, për të shfrytëzuar mundësitë dhe për...