Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Courtois: Na e tha dhe Van Gaal, fitoren e meritonim ne jo Holanda

Belgjika kishte shumë ambicie para ndeshjes me Holandën, por në fund gjërat nuk shkuan siç duhet për të.

Goli i Van Dijk dënoi skuadrën e Martinez me humbje, në takimin që u mbyll me rezultatin minimal 1-0.

Duke folur për mediet pas këtij takimi, portieri i Real Madrid dhe belgëve, Thibaut Courtois theksoi se fitoren e meritonin ata, madje shtoi se diçka të tillë e kishte pranuar edhe trajneri i Holandës, Van Gaal.

“Ne mund të kishim fituar sot. Van Gaal tha pas ndeshjes se ne e meritonim të fitonim, por ky është futbolli. Ne nuk i shfrytëzuam shanset dhe goli i tyre erdhi pas një humbje të posedimit të lojës e të topit nga ana jonë. Pas golit nuk ishim më në gjendje të luanim. Por deri te goli luajtëm mirë. Nëse do të kishim shënuar të parët, ndeshja mund të ishte në duart tona”-theksoi Courtois.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...