Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Lazio rinovon me një titullar, Lotito: Juventusi do lojtarin tonë? Kushton 120 milionë €!

Juventusi ka nevojë për prurje nga merkatoja për të zgjidhur problemet e shumta në ekip. Drejtuesit kanë piketuar Sergej Milinkovic-Savic si përforcimin ideal në mesfushë, por arritja e një akordi me klubin e Lazios nuk do të jetë një mision i thjeshtë.

27-vjeçari serb po zhvillon paraqitje shumë të mira me skuadrën e Sarrit dhe deri në këtë fazë të sezonit numëron 4 gola dhe 7 asiste. Juventusi e ka kërkuar edhe më parë, ndërkohë që Claudio Lotito “shuan” shpresat e bardhezinjve për të mbërritur te lojtari dhe qetëson tifozët bardhekaltër.

Nuk kam marrëveshje me Kezmanin (agjenti i mesfushorit) për ta shitur atë te Juventusi apo diku tjetër në dimër. Në të vërtetë, Milinkovic-Savic tani kushton 120 milionë euro, jo më 100. Çdo muaj çmimi i tij rritet”, deklaroi presidenti i Lazios për Il Messaggero.

Ndërkohë, klubi kryeqytetas ka rinovuar kontratën me Adam Marusic. Anësori i djathtë nga Mali i Zi, i cili është pjesë e Lazios prej vitit 2017, ka zgjatur me një vit kontratën dhe do të jetë mbajë veshur fanellën bardhekaltër deri në verën e vitit 2025.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...