Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Në “Katar 2022”, legjenda kroate hedh “vallen e fundit” me kombëtaren

Kur e sheh Luka Modricin duke luajtur futboll, mrekullohesh prej klasit të tij dhe të duket sikur është në kulmin e karrierës, por realiteti është se kroati është afër të 40-ave. Mesfushori deklaroi gjatë orëve të fundit se Botërori i Katarit do të jetë turneu i tij i fundit me kombëtaren.

“Jam i vetëdijshëm që kam një moshe të caktuar dhe se ky do të jetë kompeticioni im i fundit me kombëtaren kroate”, – tha Modric për Fifa+.

Pas Kupës së Botës 2018, ku Modric udhëhoqi kombin e tij të vogël në finale dhe fitoi Topin e Artë, pati një rënie të konsiderueshme në paraqitjet e tij me Realin e Madridit sezonin pasues. “Magjistari i vogël” synon të zvogëlojë numrin e ndeshjeve sezonale teksa po hyn në vitet e fundit të karrierës së tij. Qëllimi është nënshkruajë një zgjatje tjetër të kontratës me “Los Blancos”.

Pavarësisht moshës së tij, cilësia e Luka Modricit është e dallueshme. Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë rënieje që pas rikthimit të tij në formë pas sezonit 2018-2019 dhe ishte vendimtar në triumfin e Realit në La Liga dhe Champions League sezonin e kaluar.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...