Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“S’ka qenë në formë”, Guardiola: De Bruyne u rikthye, ju tregoj për çfarë ka nevojë

Një eurogol i Kevin De Bruyne në minutën e 49’, i dhuroi Manchester City fitoren në fushën e Leicester City, e dyta radhazi në kampionatin anglez për djemtë e Pep Guardiolës, të cilët janë ngjitur përkohësisht në krye me një pikë më shumë se Arsenali, që zbret në fushë të dielën përballë Nottingham Forest.

Guardiola vlerësoi fitoren ndaj “Dhelprave” dhe u ndal te perla e lojtarit belg, i cili gjeti golin e tretë në kampionat (numëron edhe 9 asiste). “Kevin është rikthyer në formën e tij më të mirë. Ai nuk ka luajtur mirë kohët e fundit, por sot ishte fantastik.

Çfarë i ka munguar kohët e fundit? Atë e di vetëm ai. Kevin është një futbollist që ka nevojë për dinamizëm për t’u ndjerë i lirë dhe në formë të mirë, por nuk është aq e thjeshtë”, deklaroi trajneri spanjoll i kampionëve në fuqi të Anglisë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...