Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

E ardhmja në Premier League, Leeds në garë për Gakpo

Cody Gakpo është një emër shumë i lakuar në merkato dhe mbetet i tillë.

Me shumë mundësi, lojtari i PSV-së do të vijojë karrierën në Premier League, por pyetja e vetme mbetet, te cili ekip?

Manchester United është skuadra që ka shfaqur interes maksimal për shërbimet e holandezit, por deri më tani nuk ka asgjë konkrete dhe pse Gakpo është një dëshirë e trajnerit Erik ten Hag.

Nga Anglia bëjnë me dije se në garë për shërbimet e Gakpo është edhe Leeds United.

Këta të fundit po vuajnë, ndërsa sezonin e kaluar mbijetuan në fundin e edicionit, ndërsa në këtë aktual, skuadra e Marsch është në të njëjta ujëra dhe rrezikon përsëri rënien nga elita.

Klubi ka shfaqur interes dhe për momentin nuk bëhet fjalë për ofertë konkrete, por duke parë ecurinë e Leeds apo faktin se skuadra të mëdha e kërkojnë, Gakpo vështirë se mund të pranonte ofertën e Leeds, por diçka është e sigurt, nga janari në Europë do të ketë një ankand interesant për shërbimet e Cody Gakpo.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...