Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Southgate, “i dashuruar” me Maguire: Futbollist fantastik me topin

Kur Anglia shpalli listën përfundimtare për Kupën e Botës, shumë fansa të futbollit, sidomos anglezë, u çuditën kur mes emrave të tjerë panë edhe atë të Harry Maguire. Qendërmbrojtësi anglez ka humbur vendin e titullarit te Manchester United pas një sezoni për t’u harruar, por “gafat” e tij nuk janë argument për trajnerit e “Tre Luanëve” për të mos e grumbulluar në këtë event të rëndësishëm të futbollit. I pyetur se pse ka kaq shumë besim te ky futbollit, Southgate u përgjigj:

“Besnikëria vjen nga performancat me kalimin e kohës. Dhe të dish që të luash për Anglinë është një përvojë ndryshe nga çdo tjetër. Lojtarët duhet të jenë në gjendje ta kuptojnë atë. Ata që kanë qenë këtu më gjatë, e dimë se ata mund ta bëjnë këtë. Cilat janë pikat e tij të forta? Epo, teknikisht, është një futbollist fantastik me topin.”

Dhe lëvdatat për Maguire nga Southgate formojnë një listë të gjatë.

“Është lider, shumë i fortë në skuadër. Statura e tij fizike, duelet ajrore…, ne nuk kemi asnjë tjetër me atë fizik. Dhe sigurisht, kuptohet në mënyrë të shkëlqyer me lojtarët e tjerë në mbrojtje.”

Tifozët e Anglisë po kryqëzojnë gishtat që të mos shohin në “Katar 2022” atë Maguire që kanë parë kohët e fundit te Manchester United.

 

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Kategoria Superiore

Sot është dita e Thomas Brdaric. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, do të nisë aventurën e dytë si trajneri i Vllaznisë, duke zëvendësuar në...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...