Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Një ish-kampion bote e sheh Brazilin triumfues për herë të gjashtë

Gilberto Aparecido da Silva u shpall kampion bote me “Seleçaon” në vitin 2002 në Kore dhe Japoni. 20 vite më pas, ish-futbollisti mes të tjerave i Arsenalit, Panathinaikosit dhe Atletico Mineiros beson se nën drejtimin e Tite Brazili mund të fitojë Botërorin e gjashtë.

“Kam besim se Brazili do të fitojë sërish, megjithëse ka shumë rivalë. Spanja është një ekip kampion si Argjentina, Franca, Gjermania… e shumë të tjera”, ka rrëfyer ai për MARCA-n.

Gilberto analizon performancat e dy “yjeve” të Realit, për të cilët thotë:

“Nuk jam befasuar nga ajo që Vinicius dhe Rodrygo po bëjnë te Reali i Madridit. Ata po bëhen gjithnjë e më të mirë, më të pjekur, më të fortë, mendoj se në vitet e ardhshme do të luftojnë për “Topin e Artë”.

Braziliani nuk i është shmangur pyetjes për ndërhyrjet që pësojnë vazhdimisht “Vini” dhe Neymar dhe kritikat që marrin herë pas here nga bashkëlojtarët e tyre.

“Ajo që nuk është normale është se njerëzit duan t’i godasin gjatë gjithë kohës. Ndonjëherë edhe i shajnë. Nuk është korrekte për futbollistët. Ata me cilësinë e tyre thjesht argëtohen duke luajtur futboll. Kundërshtarët duhet të përgatiten për t’u përballur me ta dhe nëse në një moment ata goditen, është normale. E rëndësishme është që gjyqtarët të jenë të përgatitur për të mos e lënë të shkojë deri në atë pikë sa të dëmtohen.”

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...