Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

E konfirmojnë statistikat, Ten Hag me i mirë se Guardiola dhe Klopp

Epoka Erik ten Hag në krye të Manchester United po jep “frytet” e parë të suksesit me klubin anglez. Pavarësisht se eksperienca e tij te “Djajtë e Kuq” nuk nisi mirë me dy humbje në dy sfidat e parë në Premier League, e vërteta është që tekniku holandez ka transformuar United. Më së miri këtë gjë e tregojnë statistikat: ku në tetë sfidat e fundit midis kampionatit dhe Kupës, United njeh vetëm fitore.

Trajnerët e mirë dhe fitues nuk mungojnë në Angli dhe pa asnjë dyshim vitet e fundit ka qenë epoka e Pep Guardiolës dhe Jurgen Klopp, megjithatë në vitin e parë të tyre asnjë nuk ka bërë më mirë se Erik ten Hag.

Në 27 sfida zyrtare të 52-vjeçarit në të gjitha kompeticionet me anglezët deri tani ka arritur të triumfoj në 20 ndeshje, teksa asnjë nga kolegët e tij rivalë në Angli nuk ka arritur të regjistrojnë statistika më të mira se ai.

Gjithashtu, United këtë sezon është i vetmi klub anglez që konkuron në katër kompeticione: Premier League, Carabao Cup, FA Cup dhe Europa League.  Ndikimi i Ten Hag te “Djajtë e Kuq” është shumë i madh, teksa të gjithë po i japin të drejtë edhe në çështjen e tij me Cristiano Ronaldon, me këtë të fundit që u largua nga klubi pas startit të Botërorit.

Prova e radhës për teknikun holandez do të jetë derbi i Manchesterit, me super sfidën United përballë Cityt, ku patjetër 52-vjeçari do të kërkoj hakmarrje pas disfatës së parë me rezultatin 6-3.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...