Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Programi i Futbollit për Shkollat”, marrëveshje bashkëpunimi mes FSHF dhe MAS

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Ministria e Arsimit e Sportit do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të projektit “Programi i Futbollit për Shkollat”, që do të realizohet me mbështetjen e FIFA-s.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ndërkohë që për të implementuar këtë bashkëpunim do të ngrihet një grup i përbashkët pune që do të koordinojë programin në të gjitha fazat duke përfshirë edhe FIFA-n. Ky program do të zbatohet në 116 shkolla në të gjithë Shqipërinë, teksa numri i mësuesve dhe veçanërisht fëmijëve të përfshirë do të jetë shumë i madh.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje do të jetë mbështetja e shkollave, duke trajnuar mësuesit e edukimit fizik për të zhvilluar dhe zbatuar sportin e futbollit në aktivitetet jashtëshkollore. Gjithashtu marrëveshja do të sigurojë mbështetjen e shkollave duke shpërndarë materiale për zhvillimin e sportit të futbollit nëpërmjet FSHF-së.

Përmes këtij bashkëpunimi FSHF dhe MAS synojnë të ndihmojnë në zhvillimin pozitiv të aftësive fizike dhe një jete më të shëndetshme të fëmijëve dhe nxënësve; të ndihmojnë në krijimin e besimit në vetvete dhe disiplinës tek fëmijët dhe të rinjtë; të ndikojnë në rritjen e bashkëveprimit social dhe minimizimit të individualizmit; të ndihmojnë në përmirësimin e performancës në procesin e të mësuarit; të promovojnë e të zhvillojnë praktika gjithëpërfshirëse për nxënësit me aftësi ndryshe; të promovojnë dhe shpërndajnë kulturën e mundësive të barabarta, duke mbështetur pjesëmarrjen e femrave, në të gjithë nivelet e praktikës së tyre sportive si edhe të promovojnë e të implementojnë një edukatë të pastër sportive.

Pas nënshkrimit dhe ngritjes së grupit të punës do të vijohet fillimisht me trajnimin e personave të përzgjedhur për këtë projekt, të cilët më pas do të trajnojnë mësuesit e edukimit fizik në shkollat përkatëse.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...