Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Deklaratat e Baggios për dopingun, ish-drejtori i Romës: Viallin mos e përmendni, dyshimet qëndrojnë

Ndarja nga jeta e legjendës së futbollit italian Gianluca Vialli në moshën 58-vjeçare si pasojë e një sëmundje të keqe në pankreas, nxiti ish-futbollistin Dino Baggio të deklaronte se në kohën kur ai dhe Vialli luanin futboll, përdoreshin substanca të ndaluara apo thënë ndryshe doping.

Së fundmi, kësaj deklarate i është kundërpërgjigjjur ish-drejtori i Romës, Walter Sabatini. 67-vjeçari këmbëngul se Baggio foli për të kaluarën dhe jo aktualitetin ndërsa shtoi se deklarata nuk duhet të keqinterpretohet dhe se nuk bëhej fjalë që substancat e ndaluara të ishin përdorur nga Vialli.

“E sigurt është se deklarata e Baggios nuk ka të bëjë me aktualitetin dhe nuk është një deklaratë që duhet të lidhet me Viallin. E vërtetat është se shumë futbollistë janë ndarë nga jeta dhe dyshimet qëndrojnë, pa harruar që në të kaluarën futbollistët nuk ka pasur një sistem të qartë kundër dopingut.

Kishte substanca për të rritur dozën e performancës dhe këto më pas mund të kenë ndikuar në organizëm në të ardhmen. Është diçka shqetësuese për sportin tonë që është universal. Megjithatë, sërish e them se Viallin duhet ta lëmë jashtë këtij diskutimi dhe mos ta shohim si një objekt hetimi”, u shpreh Sabatini.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Bundesliga

Bayern Munich dhe Thomas Tuchel do të ndajnë rrugët me të përfunduar sezoni aktual. Pas shumë refuzimesh si nga Xabi Alonso, Nagelsmann e deri...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...