Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Tri alternativat e Interit për zëvendësimin e Skriniar

Alternativat për Skriniar
Alternativat për Skriniar

Milan Skriniar ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij me Interin dhe të largohet nga Milano, teksa ajo që mbetet ende e paqartë është koha kur do të lërë zikaltrit. Kontrata aktuale skadon në qershor dhe mbrojtësi sllovak ka rënë dakord me PSG-në për t’u transferuar në “Parkun e Princave”, ku do të përfitojë një pagë prej 9 milionë eurosh në sezon dhe një bonus të majmë për firmën.

Megjithatë në Francë dëshirojnë ta marrin menjëherë Skriniar dhe do të provojnë të joshin Interin me një shifër simbolike prej 10-15 milionë eurosh, ndaj drejtuesit zikaltër kanë ndjerë rrezikun që mund ta humbin që këtë javë mbrojtësin sllovak.

Pikërisht për këtë arsye, Marotta e Ausilio po lëvizin në merkato, për të studiuar mundësitë e zëvendësimit të kapitenit aktual zikaltër, teksa për momentin tre janë emrat e piketuar nga dy drejtuesit milanezë.

Tri alternativat për zëvendësimin e Skriniar

I pari është ai i mbrojtësit të Atalantës, Scalvini, që vlerësohet rreth 40 milionë euro nga bergamaskët dhe te Interi nuk munden të investojnë këtë shifër në janar, ndaj gjithçka bëhet e komplikuar.

Opsioni i dytë është ai i portugezit 22-vjeçar Tiago Djalo, që luan me francezët e Lille dhe vlerësohet 8-10 milionë euro. Pikërisht çmimi i ulët, ka bërë që te Interi ta vlerësojnë maksimalisht këtë alternativë, pasi mund ta marrin në huazim me detyrim blerjeje vetëm një vit më vonë.

Opsioni i fundit, por jo më pak i rëndësishëm, është braziliani i Udineses, Rodrigo Becao. Ky i fundit luan prej më shumë se 3 sezonesh në Itali dhe e njeh mirë kampionatin, por mbetet për t’u parë gatishmëria e friulianëve për ta lënë të lirë që në merkaton e janarit.

Deri në mbylljen e merkatos së dimrit ka mbetur vetëm një javë dhe drejtuesit e Interit janë të detyruar të veprojnë shpejt, pasi nëse vendosin të shesin Skriniar, atëherë do të minimizojnë alternativat në repartin e prapavijës.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Bundesliga

Bayerni i Mynihut mundi 2-1 Eintrachtin e Frankfurtit këtë të shtunë me dygolëshin e Harry Kane, por lajmi kryesor ishte deklarata e Thomas Tuchelit,...