Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Është një lider”, legjenda e United me elozhe për mbrojtësin argjentinas

Lisandro Martinez ishte një nga transferimet e verës për Manchester United, me “Djajtë e Kuq” që paguan 57 milionë euro tek Ajax. Dhe, performanca e argjentinasit nuk ka qenë zhgënjyese, madje legjenda e Manchester United, Rio Ferdinand thekson se Martinez për të është aktualisht mbrojtësi më i mirë në Premier League ndërsa shton se ai është një lider.

“Lisandro Martinez është lojtari më në formë dhe mendoj se nuk ka shumë debat në lidhje me këtë. E shoh Martinez si një lojtar shumë dominant, është agresiv dhe lider. Ajo që më pëlqen është edhe fakti se ai komunikon shumë me shokët e skuadrës, si dhe tregon karakter në momentet e vështira.

Unë kam qenë nga ata që dyshoja te aspekti fizik i Martinez, e kam fjalën për gjatësinë dhe nuk e dija nëse do t’ia dilte të performonte në Premier League. por, trajneri ten Hag është treguar i zgjuar dhe është ai që i ka dominuar kundërshtarët duke qenë në kontrollin e topit për pjesën më të madhe të kohës. Dhe, deri më tani Martinez nuk ka pasur probleme në lidhje me gjatësinë”, u shpreh Ferdinand.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...

Gjermani

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos. Por, një tjetër...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....