Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ochoa: Çfarë më thanë lojtarët e Interit, dua Botërorin e gjashtë

Interi la sërish pikë në kampionat. Këtë herë barazim 1-1 ndaj Salernitanës në transfertë. Edhe pse kaluan të parët në avantazh me Gosens, zikaltrit u befasuan nga goli i Candrevës në minutën e fundit.

Skuadra e Simone Inzaghit krijoi shumë raste, por goli i dytë nuk erdhi. Për gabime të lojtarëve, por kryesisht për meritë të Guillermo Ochoas, i cili kreu disa pritje fantastike. 10 në total.

Lexo edhe:

Futbollistët e Interit më komplimentuan pas ndeshjes, edhe pse ishin të zemëruar për barazimin. Jemi shumë të kënaqur me pikën e marrë. Skuadra bëri një punë të mirë, ndërkohë që ia dolëm të shënonim një gol të bukur me Candrevën”, deklaroi portieri meksikan.

37-vjeçari po e shijon eksperiencën italiane. Ochoa ka edhe një objektiv. Ai dëshiron të luajë një tjetër Kupë Bote me Meksikën e tij. Do të ishte Botërori i gjashtë, si askush tjetër më parë.

Salerno po më jep shumë, jam shumë i lumtur që po luaj në futbollin italian. Mbaj mend që shikoja Buffon, Toldo, Frey, Julio Cesar, Dida dhe Pagliuca në TV.

Serie A ishte kampionati në Europë, të luash këtu është një vlerë e shtuar. Do të doja të luaja edhe në Botërorin e ardhshëm, edhe pse nuk do të jetë e lehtë”, përfundoi Ochoa, i cili njihet si portieri i Botërorëve.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...