Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Hertha Berlin “shkatërrohet” nga Kolni, shpëtimi ‘mision i pamundur’

Koln mori fitoren e thellë 5-2 ndaj Hertha Berlin në takimin e raundit të 32-të të Bundesliga, me këta të fundit që duket se nuk po munden të gjejnë një rrugë shpëtimi.

Sfida u zhbllokua në minutën e 8’, me Selke që kaloi vendasit në avantazh. Vetëm 10 minuat më vonë miqtë do të reagonin, me Tousart që barazoi.

Lexo edhe: 

Në minutën e 33’ u krijua shpresë te Hertha Berlin, me Jovetic që do të kalonte ekipin e tij në avantazh momental, megjithatë vetëm 6 minuta më pas Hubers do të barazonte për Koln-in.

Rezultati i fraksionit të parë u mbyll nga Skhiri, i cili riktheu avantazhin te vendasit në minutën e 43’.

Në pjesën e dytë vendasit u shfaqën më kërkues dhe Hubers realizoi golin e katërt për Koln-in në minutën e 69’.

Rezultati i kësaj përballjeje u vulos nga Huseinbasic, që realizoi golin e pestë për skuadrën e tij në minutën e 81’.

Pas javës së 32-të të Bundesliga, Koln renditet në vend të 10-të me 41 pikë, teksa Hertha Berlin në vend të fundit me 25 pikë.

Lajme të tjera

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Në emisionin “Elite Show” në Supersport u fol për derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit të fituar nga të kuqtë me shifrat 1-2....

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...

Kategoria Superiore

Departamenti i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar kalendarin e javëve të fundit nëvSuperiore. Duke nisur nga java e 34-të e deri...