Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Po të isha Messi, nuk do të kthehesha te Barça”

Takimi këtë të hënë mes babait të Messit dhe Joan Laportës në Barcelonë rriti entuziazmin mes tifozëve për rikthimin e mundshëm të “yllit” argjentinas në skuadrën e Barçës.

Carles Rexah, ish-lojtar dhe ish-trajner i Barcelonës, në rubrikën e tij të opinionit në “El Mundo Deportivo”, këtë të martë, e këshilloi lojtarin ende të PSG-së që të mos kthehet në klubin ku u bë i famshëm:

“Po e them unë, që jam tifoz i përjetshëm i Barçës: po të isha Messi, nuk do të kthehesha tani te Barça. E di që është një vendim i vështirë, sepse nënkupton një faktor të pamohueshëm sentimental për të dhe madje një projekt jetësor në të cilin ai ndihet si në shtëpinë e tij, që kur ai erdhi te Barcelona si fëmijë. Po të pyesësh zemrën, ajo të thotë kthehu”.

Lexo edhe: 

Ai që ishte asisteni i Johan Cruyff në “Dream Team” paralajmëron Leon se ajo që ishte gjithmonë mirënjohje ndaj tij mund të kthehet në “boomerang”:

“Duke bërë një analizë të arsyeshme dhe thjesht logjike, rrezikon shumë gjëra. Rrezikoni që në fillim që tifozët, që gjithmonë të duartrokisnin, një ditë mund të të fishkëllejë, sepse të qenët Messi bën që pritshmëria të jetë e tepruar, gati çnjerëzore”.

Rexach këmbëngul se kthimi i Leos nuk mund të ndodhë për para:

“Nëse Messi kthehet te Barça, nuk do të ndodhë për para. Oferta nga Arabia është e pakrahasueshme me atë që do ta paguanin këtu.”

Lajme të tjera

Bundesliga

Nëse ka një klub që gëzon më shumë për sukseset e Realit të Madridit, ai është Borussia e Dortmundit. Me titullin e La Ligas...

Kategoria Superiore

Pesë ndeshje pa fitore në kampionat dhe eliminimi nga Kupa e Shqipërisë në fazën gjysmëfinale, bënë që trajneri Qatip Osmani të mos arrijë të...

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Serie A

Ish-trajneri i Milanit të madh të viteve ’90, Fabio Capello, është intervistuar nga “Gazzetta dello Sport” për të analizuar problemet e Milanit të këtij...