Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Finale italo-bullgare në Miami, Sinner gati të parakalojë Alcaraz

Finale italo-bullgare në Miami, Sinner gati të parakalojë Alcaraz
Finale italo-bullgare në Miami, Sinner gati të parakalojë Alcaraz

Finale italo-bullgare në Miami. Yannick Sinner dhe Grigor Dimitrov do të përballen në finalen e madh të ATP Miamit në Florida, pasi ia dolën të triumfojnë në gjysmëfinalet përkatëse duke eliminuar përkatësisht Medvedev dhe Zverev.

Italiani Sinner, që synon të marrë edhe vendin e dytë në renditjen për tenistë, bëri një gjysmëfinale perfekte ndaj Medvedev, duke zgjidhur gjithçka brenda dy seteve. 6-1 dhe 6-2 ishte rezultati i tyre, me italianin që mposhti lehtësisht rusin në harkun kohor të një ore e 9 minutash dhe siguroi finalen.

Nga ana tjetër, Grigor Dimitrov, pasi eliminoi në çerekfinale spanjollin Carlos Alcaraz, ia doli të triumfojë jo pa vuajtje edhe ndaj gjermanit Zverev. Seti i parë dhe i tretë u fituan nga bullgari 32-vjeçar me rezultatin 6-4, ndërsa i dyti nga gjermani Zverev me rezultatin 6-7.

Vetë pikët tregojnë për luftën e fortë në këtë gjysmëfinale, që zgjati dy orë e 40 minuta dhe në fund pa bullgarin Dimitrov të fluturonte në finalen e madhe, që do të zhvillohet të dielën në mbrëmje në Miami dhe do të transmetohet në SuperSport.

Lexo edhe:

Kjo do të jetë finalja e tretë për vitin 2024 për italianin Yannick Sinner, që aktualisht mban vendin e tretë në renditjen botërore për tenistë, por që me një sukses të mundshëm ndaj Dimitrov do të marrë pikët e mjaftueshme për të parakaluar Alcaraz dhe për të marrë vendin e dytë.

Një moment i shkëlqyer për 22-vjeçarin italian, që me dy turnetë e radhës Masters 1000 në Monte Carlo dhe Madrid do të kërkojë gjithashtu konfirmimin për të vënë nën presion numrin 1 të botës, serbin Djokovic.

Lajme të tjera

Bundesliga

Olivert Glasner është emri i momentit te Bayern Munich. Rekordmenët e futbollit gjerman po kërkojnë prej kohësh për pasardhësin e Thomas Tuchel. Xabi Alonso,...

Futboll

Struga shpallet kampione e Maqedonisë së Veriut për të dytin vit radhazi. Struganët triumfuan 0-2 në derbin e shqiptarëve përballë Shkëndijës së Tetovës, duke...

Merkato

Bento Matheus Krepski pritet të jetë një nga përforcimet e Interit gjatë merkatos verore. Kampionët e Italisë kanë përzgjedhur 24-vjeçarin brazilian si portierin e...

Legjionarët

Fitorja është alternativa e vetme për Sassuolon në transfertën kundër Genoas, duel që po transmetohet në SuperSport 2. Skuadra mike ku bëjnë pjesë Marash...