Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Azizi, një portieri i ri për Kukësin

Enes Azizi pritet të jetë portieri i i Kukësit për sezonin e ri. 23 vjecari, që vjen nga Zvicra i është bashkuar ekipit kampion të Shqipërisë në grumbullimin e Ohërit  pasi ka arritur një marrëveshje paraprake me verilindorët. Azizi që është formuar si lojtar në Zvicër, teksa ka luajtur dhe në akademitë e PSG, Lozanës e Reggianës, ka qenë në të kaluarën dhe pjesë e ekipit të Shkëndijës.

Te Kukësi, Azizi pritet të ketë të njëjtat mundësi si portieri i parë, Ernest Kolici, sigurisht me këtë të fundit që do të vazhdojë të jetë titullar por me stafin që do t’i japë mundësinë Azizit të tregojë vlerat e tij sa më shumë me verilindorët. Azizi, i gjatë 1.92 metra ishte përfolur prej ditësh për një kalim te klubi i Kukësit, dhe pas bisedimeve me menaxherin e tij Arben Shemili, palët kanë rënë dakort që të finalizojnë marrëveshjen. Për 23 vjecarin gjatë kësaj periudhe pati dhe një interesim nga Vllaznia, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Azizi, cilësohet si një portier me reflekse shumë të mira, robust dhe i sigurtë në dalje duke bërë që të ketë kontroll të plotë të zonës së tij.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...