Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Super Dybala, Juventusi përmbys Genoan

Juventusin nuk e ndal dot as var. Për të dytën javë radhazi, bardhezinjtë ndëshkohen nga Var, që i erdhi në ndihmë kryesorit për një penallti në favor të Genoas, por pavarëisht kësaj skuadra e Allegrit fitoi 4-2 në një transfertë historikisht të vërtetë për të duke përmbysur për më tepër një disavantazh të dyfishtë, falë Cuadrados e Dybalas që mori topin me vete në shtëpi pas një 3 golëshi fantastik

Juventusin në fakt u var në fillimin e lojës  me bardhezinjtë që bënë gjithcka gabim që në minutën e 1-rë kur Pjanic dërgoi gabimisht topin në rrjetën e tij.

Në të 7-tën dhe momenti i penalltisë së akorduar me Var për Juventusin, ku  gjyqtari sërish gaboi pasi më parë Galabinov ishte në pozicion jashtë loje.  Nga pika e bardhë megjithatë bullgari nuk fali duke i dhuruar një nisje ëndrrash vendasve

Golat e pësuar zgjuan nga gjumi Juventusin, e mbi të gjitha Dybalan që mori vetë frenat në dorë duke shënuar që në pjesën e parë dy gola, të parin në të 14-tën dhe të dytin në kohën shtesë para pushimit.

Kaq mjaftoi që Genoa të “dridhej” e Juve të fitonte besim, me bardhezinjtë që në të 62-tën morën epërsinë pas një goli fantastik të Cuadrados.

Para vërshëllimës përfundimtare Dybala kompletoi dhe tregolëshin e tij duke shënuar dhe golin e 4-2 me Juventus që pas dy javëve të para ka sërish 6 pikë, pavarësisht 2 penalltive të dhëna kundër saj. Në sfidën tjetër, Benevento humbi 0-1 në shtëpi me Bolognën. Djimshiti nuk luajti në humbjen e të tijve, ndërsa golin e fitores e shënoi Donsah në të 55-tën.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...