Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Goditja, Partizani afron Alban Sulejmanin

Goditje në ditën e fundit të merkatos nga Partizani. Të kuqtë kanë zyrtarizuar përforcimin e tyre më të fundit, Alban Sulejmani. Bëhet fjalë për një futbollist të talentuar dhe që është vetëm 19 vjec por që vjen nga radhët e Legijas së Varshavës dhe është pjesë e përfaqësueses së 21 vjecarëve të Maqedonisë. Për të gjitha këto arsye të kuqtë duke besuar te aftësitë e tij si një talent me potencial të madh kanë firmosur me Sulejmanin një kontratë 4 vjecare, pra afatgjatë me synimin për ta rritur futbollistin e pse jo tentuar më pas një shitje të bujshme në të ardhmen. Sulejmani është një mesfushor i avancuar që pritet të shtojë opsionet për trajnerin Mark Iuliano dhe forcuar konkurencën tanimë shumë të egër në skuadër ku me afrimet e kësaj vere të gjithëve ju duhet të djersijnë për të fituar vendin e titullarit. Zyrtarizimi i 19 vjecarit që do të prezantohet në ditët e para të javës së ardhshme vjen në të njëjtën ditë me kthimin e skuadrës në Shqipëri me Partizanin që ka mbyllur fazën përgatitore në Kasha të Italisë. Stafi teknik duke u bazuar edhe në ngarkesën e lartë që kanë marrë futbollistët në minifazën përgatitore përtej Adriatikut ku të kuqtë janë stërvitur me nga dy seanca në ditë ka vendosur që tu japë disa ditë pushim, me skuadrën që do të rinisë përgatitjet për fillimin e kampionatit  këtë të dielë.

Lajme të tjera

La Liga

Barcelona nuk ka arritur të gjejë ende një shkatërrues, teksa që prej largimit të Busquets, Xavi ka vuajtur jo pak të gjejë futbollistin e...

Serie A

Interi mbylli llogaritë e titullit kampion 5 javë para fundit të sezonit në Serinë A dhe krahas festës, drejtuesit kanë nisur të mendojnë për...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Futboll

Rrufe në qiell të hapur. FC Struga Trim Lum ka njoftuar nëpërmjet një njoftimi të shkurtër ndarjen e bashkëpunimit me trajnerin Shpëtim Duro. Në...