Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Bozhanaj: Ishim pa fat, meritonim të paktën një pikë

Mjaft i zhgënjyer për humbjen e sotme ndaj kroatëve është shprehur edhe sulmuesi i Shqipërisë U-17, Kleis Bozhanaj. Sulmuesi i rritur te Internacionali në Tiranë, mendon se shqiptarët ishin të pafatë sot, sepse i patën të gjitha mundësitë për të marrë minimumi një pikë.

“Fati nuk ishte me ne sot. Bëmë më të mirën dhe mendoj se nuk duhej të humbisnim, por të paktën të kishim marrë një rezultat pozitiv. Madje, edhe mund të kishim fituar, pasi kishim edhe një rast të shkëlqyer në fundin e ndeshjes. Ne do të provojmë të marrim rezultatin pozitiv në ndeshjen e radhës me Spanjën, edhe pse këta janë kundërshtarë mjaft cilësorë. Do të jemi të përqendruar dhe do të japim më të mirën dhe shpresojmë që herën tjetër të kemi edhe fatin me vete”, tha Bozhanaj.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...