Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Emre Can hap ankandin: Nuk e di nëse Klopp do të më mbajë!

Emre Can ishte gjatë verës një nga futbollistët më të kërkuar në merkato, për të cilin interesim më konkret shfaqi Juventusi, por drejtuesit e Liverpulit rezistuan deri në fund, duke mos lejuar largimin e turko-gjermanit. Në një intervistë për “Kicker”, 23-vjecari, kontrata e të cilit përfundon në verë të 2018-ës, la gjithcka të hapur rreth të ardhmes së tij.

“E kam për nder që një klub i rëndësishëm të më bëjë ofertë, por për momentin jam i fokusuar te sezoni im me Liverpulin. Me gjithcka tjetër merret menaxheri im. Premier League është kampionati më interesant në botë, por nuk e di se cfarë do të ndodhë dhe cilat janë synimet e trajnerit Jurgen Klopp.”

Fjalë mjaft domethënëse këto të Emre Can, i cili u jep sinjale klubeve më të mëdha europiane pak muaj para celjes së merkatos dimërore. Livepuli, nëse nuk dëshiron ta humbasë me parametër zero, duhet të gjejë blerës në janar, ndryshe do të humbiste shumë finaciarisht në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Angli

Pas fitores ndaj Brighton, trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola është pyetur ndër të tjera për formën e Phil Foden. Tekniku theksoi se Foden...

Futboll

Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij...

Kombëtare

Mirlind Daku po kalon një formë të shkëlqyer, teksa ka gjetur për të dytën javë radhazi rrugën e rrjetës. Sulmuesi kuqezi i dha epërsinë...

Gjermani

Ylli i Bayer Leverkusen-it, Florian Wirtz, nuk do të largohet nga kampionët e Gjermanisë këtë verë. Mediet gjermane bëjnë me dije se talenti 20-vjeçar...